64% më shumë kërkesa për azil në Zvicër, nga këto vende shkojnë më së shumti

64% më shumë kërkesa për azil në Zvicër, nga këto vende shkojnë më së shumti

09:27, 14/02/2023

Refugjatët nga Ukraina, që kanë marrë statusin S, (Mbi 72.000 të tillë) nuk përfshihen në numrin e kërkesave për azil.

Vitin e kaluar në Zvicër janë dorëzuar 24.511 kërkesa për azil, trasnmeton albinfo.ch. Kjo është pothuajse 9,600 aplikime ose 64 për qind më shumë se një vit më parë, siç raportohet nga Sekretariati Shtetëror për Migracionin, SEM.

SEM numëron disa arsye për rritjen. Njëra ndër to është se me heqjen e shumicës së masave të Koronavirusit, udhëtimi përgjithësisht është bërë sërish më i lehtë, shkruan srf-.ch. Në të njëjtën kohë, pandemia ka dobësuar shumë ekonomi në vendet e origjinës së refugjatëve dhe emigrantëve.

Vendi më i rëndësishëm i origjinës për azilkërkuesit e sapoardhur në Zvicër në vitin 2022 ishte Afganistani. Vende të tjera të rëndësishme të origjinës ishin Turqia dhe Eritrea.

Ata që kërkojnë mbrojtje nga Ukraina dhe që kanë marrë statusin S nuk përfshihen në numrin e kërkesave për azil, transmeton albinfo-.ch. Aktualisht janë 72.611 persona me status të tillë.

Për vitin 2023, SEM pret rreth 27,000 aplikime të reja për azil.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco