Trajkoviç 'godet' Vuçiçin, thotë se integrimin e serbëve e bën mafia

Trajkoviç 'godet' Vuçiçin, thotë se integrimin e serbëve e bën mafia

08:09, 14/02/2023

Këshilltarja e ministrit Nenad Rashiq dhe kryetarja e Partisë së Lëvizjes Evropiane të Serbëve, Rada Trajkoviq, në një intervistë për Deutsche Welle-n, është deklaruar për qasjen e Beogradit ndaj Kosovës.

Trajkoviq ka folur për zhvillmet e fundit dhe për situatën në veri. Ajo ka përmendur Milan Radoiçiqin i person që udhëheq krimin.

“Në veri serbët janë shumë të frikësuar dhe janë nën kontroll të plotë – si mendor ashtu edhe fizik – nga elementët kriminalë, Radoiçiq dhe grupet e tij, përmes të cilëve ai kontrollon sjelljen e mbarë popullit serb“ - thotë Trajkoviq.

Sipas saj, bashkësia ndërkombëtare dhe Vuçiq kanë bërë një gabim që integriimi i serbëve të bëhet nga mafia.

“Ata lejuan që integrimi i serbëve të bëhet nga mafia. Dhe kur integrimi bëhet nga mafia, rezultati duhet të jetë fitimi.”

“Në momentin kur e panë se u kërcënohej fitimi, ata kaluan në incidente, destabilizimin e veriut të Kosovës dhe vetë Kosovës.” – ka thënë ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco