BIK tregon çfarë biseduan krerët fetarë me komandantin e KFOR-it

BIK tregon çfarë biseduan krerët fetarë me komandantin e KFOR-it

23:52, 13/02/2023

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), ka zbardhur detaje se për çfarë është diskutuar mes komandantit të KFOR-it dhe krerëve fetarë në Kosovë, shkruan Syri.net Kosova.

Sipas BIK, myftiu Tërnava në këtë takim shprehu përkushtimin e institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës për promovimin e paqes, tolerancës dhe bashkëjetesës ndërfetare në vend. Ai shprehu gatishmërinë e tij dhe të institucionit që ai drejton që edhe më tej të kontribuojë për harmoninë ndërfetare. 

"Ky takim me prijësit fetarë u zhvillua për promovimin e dialogut ndërfetar dhe për rolin që kanë ata për forcimin e paqes. Komandanti Ristuccia theksoi rëndësinë e komuniteteve fetare për promovimin e paqes, tolerancës dhe respektit të ndërsjellë", theksohet në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco