Agim Bahtiri për Asociacionin: E kam nga përvoja, s’u besoj fare evropianëve

Agim Bahtiri për Asociacionin: E kam nga përvoja, s’u besoj fare evropianëve

23:59, 13/02/2023

Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, është shprehur kundër themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe pasi tha se nuk u beson evropianëve.

“Unë jam kundër dhe do të luftoj deri në fund për kundër. Çdo bashkim i një institucioni të komunave është pjesë përbërëse e një republike, siç është Republika në Bosnje”, ka deklaruar Bahtiri në T7.

Bahtiri tha se skepticizmin e tij ndaj bashkësisë ndërkombëtare e ka nga përvoja personale.

“Bashkësisë ndërkombëtare nuk u besoj, sidomos evropianëve nuk u besoj fare. I kam provu me çështjen e urës, ajo ka pas me u hapë dhe kur është ardhë çështja e hapjes, kanë dështuar dhe e kanë lënë të mbyllur. Sot aty nuk ecin veturat. E dimë se urat janë për t’i lidhur qytetet dhe qytetarët”, ka thënë Bahtiri.

“Kur u ardhë së pari Escobari, ka thënë se njohja do të jetë në qendër. Pas shkuarjes në Beograd, e ka pa që nuk mund ta bindë Serbinë dhe ka lëvizë prej asaj pjese. Shiko tash se çfarë thonë. I kthehen Kosovës pa të drejtë, me gjërat më të ulëta që mund të jetë një shtet sovran”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco