Droga 2.3 milionëshe në veri u kap në ‘servis makinash’

Droga 2.3 milionëshe në veri u kap në ‘servis makinash’

22:44, 13/02/2023

Nga jashtë dukej si mekanik veturash, por brenda saj funksiononte diçka shumë më e vlefshme.

Në një garazh në rrugën Filip Vishnjiq në veri të Mitrovicës, ishte ngritur një laborator droge ku në këto vazo po kultivohej kanabis sativa nga e cila fitohet marihuana.

Kjo por edhe dy prona tjera në afërsi, ranë në sytë e forcave të rendit që edhe ndërhynë të dielën. 

Të zotët e tyre po vepronin pa qarë kokën për institucionet kosovare si Gjykata Themelore në Mitrovicë të Veriut që e kishte fqinj.

Vlera e bimëve narkotike të kapura arrin shifrën e 2.3 milionë euro, ndërsa u prangosën dy nga tre pronarët serb që kanë të kaluar kriminale, shkruan Klan Kosova.

Rrjeti i këtyre kultivuesve të drogës, duket se ishte mirë i organizuar. 

Kreu i antidrogës në Policinë e Kosovës, Reshat Murseli, shton se gjatë 2022 u gjetën 10 laboratore droge ndërsa zotohet se lufta ndaj narkotikëve nuk do ndalet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco