'Batanije, gjeneratorë, krevate', nisen ndihma nga Kosova në Turqi

'Batanije, gjeneratorë, krevate', nisen ndihma nga Kosova në Turqi

22:40, 13/02/2023

Ambasada e Turqisë në Kosovë, ka njoftuar se një kamion me ndihma nga Kosova është nisur për Turqi, në ndihmë të qytetarëve të prekur nga tërmeti i së hënës.

Sipas Ambasadës turke, ndihmë po dërgohen batanije, gjeneratorë, ngrohës, pako me pelena, jorganë, krevate, jastëkë e kuti me rroba dimërore.

Këto ndihma janë siguruar nga vetë ambasada, bashkë me Konsullatën e Përgjithshme në Prizren, institucionet e Kosovës dhe bashkatdhetarët.

“Ambasada jonë së bashku me Konsullatën e Përgjithshme në Prizren, institucionet e Kosovës dhe bashkatdhetarët tanë po dërgon në Turqi me THY dhe maune: 3,161 batanije, 30 gjeneratorë, 28 ngrohës. 666 pako pelena, 31 jorganë, 2 krevate, 27 jastëkë, 51 kuti (416 kg) rroba dimërore”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Turke në Prishtinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco