Zbulohet një huqje e rëndë në publikimin e ambasadës së Kosovës në Hagë

Zbulohet një huqje e rëndë në publikimin e ambasadës së Kosovës në Hagë

21:46, 13/02/2023

Kosova është në vigjilje të 15 vjetorit të pavarësisë, pikërisht për këtë institucionet vendore duke përfshirë dhe ato diplomatike kanë nisur promovimin e vendeve të veçanta të shtetit tonë.

Është ambasada e Kosovës në Hungari që ka shpërndarë një video me 15 fakte të shkurta për Kosovën.

Ndaj kësaj video ka reaguar aktivistja e shoqërisë civile Nora Weller duke thënë se ka keqinterpretime në këto fakte.

Sipas saj ‘manastiret dhe kishat që i liston me mburrje se kisha katolike ortodokse, janë kisha ortodokse serbe dhe janë të listuara në UNESCO”.

Tutje ajo shton se “kjo është kohe shumë delikate të lozet me këte temë, do te ketë një çmim ky veprim. Serbia do ju falënderojë me vone për extra-territorialitetin e fituar fale këtyre veprimeve injorante dhe te painformuara. Mund te them edhe me shume mbi shkeljen ligjore ne ketë aspekt, por po e përfundoj këtu”, shprehet ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco