Njoftim publik – Mbi shqyrtimin publik të draft dokumentit të planifikimit hapësinor

Njoftim publik – Mbi shqyrtimin publik të draft dokumentit të planifikimit hapësinor

21:15, 13/02/2023

NJOFTIM PUBLIK

MBI SHQYRTIMIN PUBLIK TË DRAFT DOKUMENTIT TË PLANIFIKIMIT HAPËSINOR

HARTA ZONALE E KOMUNËS

Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Gjakovës se që nga data 20.02.2023 ( e Hënë ) me fillim në ora 10.00, në Sallën e objektit të Komunës hapet shqyrtimi publik i draft dokumentit të planifikimit hapësinor “ Harta Zonale e Komunës “. Kohë zgjatja e Shqyrtimit publik është 30 ditë ( kalendarike ) nga data 20.02.2023 deri më 21.03.2023. Draft dokumenti do të jetë në dispozicion të publikut dhe për të gjithë të interesuarit, për shqyrtim, sugjerime dhe komente, çdo ditë pune prej orës 10.0- 12.0 dhe 13 h-16 h , në hapësirat e Komunës dhe në web faqen zyrtare të Komunës: https://kk.rks-gov.net/gjakove/category/konkurset-njoftimet/njoftimet .

Me këtë dokument, keni mundësi të njoftoheni me shfrytëzimet dhe kushtet e zhvillimit për secilën zonë sipas rekomandimeve të Planit Zhvillimor Komunal të definuar me Hartën e shfrytëzimit të planifikuar të tokës dhe planet zhvillimore sektoriale. Komentet, sugjerimet dhe vërejtjet lidhur me dokumentin mund t’i adresoni përmes postës elektronike në adresat: arben.bakalli@rtk-gov.net ; elida.bejtullahu@rks-gov.net; marigona.mati@rks-gov.net; Rozafat.hoxha@rks-gov.net , përmes deponimit fizik në zyrën e arhivës apo përmes shënimit në Librin e vërejtjeve, në afat kohor të kohëzgjatjes së shqyrtimit publik (nga 20.02.2023 deri më 21.03.2023 ). Çdo deponim pas datës 21.03.2023 nuk shqyrtohet.

Qëllimi i Shqyrtimit Publik i referohet: forcimit të transparencës së Organeve Komunale, promovimit të procesit të pjesëmarrjes publike në hartimin e dokumenteve të planifikimit hapësinor, promovimit të mundësive të barabarta të zhvillimeve sociale, ekonomike dhe mjedisore në planifikimin hapësinor dhe, promovimin e zhvillimit të balancuar dhe të qëndrueshëm bazuar në nevojat publike dhe ekonomike.

Andaj, ftojmë të gjithë të interesuarit, që të marrin pjesë gjatë kohës sa do të qëndrojë i hapur ky Shqyrtimit Publik në mënyrë që të paraqitni sugjerimet, propozimet dhe vërejtjet tuaja në lidhje me Draft dokumentin hapësinor.

Me respekt !

Komuna e Gjakovës

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco