Miftaraj: Albin Kurti për herë të parë tregoi që u përball me politikën reale

Miftaraj: Albin Kurti për herë të parë tregoi që u përball me politikën reale

21:11, 13/02/2023

Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), tha se në seancën e së hënës në Kuvendin e Kosovës, kryeministri Albin Kurti për herë të parë tregoi që u përball me politikën reale.

“Kryeministri Kurti sot për herë të parë njëfarë mënyre na tregoi se u përball me real-politikën, do të thotë me diçka që është e vërtetë që përtej opozitarëve në Kosovë, të gjithë ato që kanë qenë pjesë e dialogut janë përballë prej vitit 2013 e këtej prej marrëveshjes së parë”, tha Miftaraj.

Sipas tij, në këtë seancë sot publiku ka pasur mundësi të informohet se çfarë po ndodh lidhur me këtë temë.

“Mirë që sot patëm këtë seancë dhe si të themi më në fund pati mundësi edhe publiku njëfarë mënyre të informohet në vija të trasha lidhur me atë se çka po ndodh lidhur me këtë temë shumë të rëndësishme”, ka thënë Miftaraj.

Tutje, ai ka shtuar se me vetë faktin se kryeministri Kurti ka treguar në seancë se është ballafaquar me një propozim të tillë, sipas tij ka treguar fuqinë dialoguese të Kosovës.

“Me vetë faktin që Kryeministri sot tregoi që është ballafaquar me një propozim lëre ose mere, do të thotë duke pas për bazë dhe pasojat që mund t’i ketë Republika e Kosovës në njëfarë mënyre na tregoi që në këtë fazë, sot ku jemi kjo fuqia dialoguese e Kosovës në raport do të thotë me partnerët ndërkombëtar, por edhe në raport me Serbinë”, tha ai.

Në fund, Miftaraj tha se për të është e pazakontë mospërgatitja e opozitës për këtë debat.

“Në anën tjetër për mu është pak e pazakontë që opozita nuk ishte kumeditë sa e përgatitur për këtë debat sot në Kuvend, më shumë pamë klishe të kritikave, do të thotë që i kishte Vetëvendosja sa ishte në opozitë por nuk ishte diçka përmbajtjesore”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco