“Menaxhim jo i duhur i nervave”, LDK kritikon Kurtin për ikjen nga seanca për dialogun

“Menaxhim jo i duhur i nervave”, LDK kritikon Kurtin për ikjen nga seanca për dialogun

20:48, 13/02/2023

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, duke komentuar largimin e Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, nga seanca e sotme plenare ku po diskutohej për dialogun, vlerëson se Kurti pas përballjes së parë në kuvend për dialogun, kishte mos menaxhim të duhur të nervave.

Gashi thotë se Kurti i pa provokuar nga opozita, kaloi në ofendime dhe pastaj iku nga seanca, e cila u mbajt me konfirmimin e tij.

“Është fakt që kryeministri Kurti pas përballjes së parë në kuvend për dialogun, pati mos menaxhim të duhur të nervave duke kaluar edhe në ofendime i pa provokuar dhe pastaj iku nga seanca të cilën vet e kishte konfirmuar”, thotë Gashi.

Ndryshe, seanca për të diskutuar rreth dialogut Kosovë-Serbi nuk vazhdoi në pjesën e dytë të ditës. Shkak për këtë u bë largimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco