Pamjet që tregojnë fuqinë e tërmeteve në Turqi, 6 trena dolën nga shinat

Pamjet që tregojnë fuqinë e tërmeteve në Turqi, 6 trena dolën nga shinat

20:42, 13/02/2023

Tërmetet e një jave më parë, më 6 shkurt, në Turqi kanë qenë aq të fuqishëm sa kanë nxjerrë nga shinat dhe janë përmbysur edhe 6 trena të parkuar në Gaziantep.

Po ashtu, ngjarje të ngjashme kanë ndodhur edhe në Islahiye, Narlı, Türkoğlu, Nurdagi.

Për këtë arsye, hekurudha drejt Fevzipaşa u mbyll përkohësisht.

Image

Ndërkohë, gurët dhe masivë shkëmborë kanë rënë nga mali në shinat e trenit në drejtim të Fevzipaşa.

Si pasojë e rënies së gurëve janë dëmtuar shinat e trenit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco