Haradinaj viziton Podujevën: Vendasit ishin prijës në proceset më të rëndësishme të kombit tonë

Haradinaj viziton Podujevën: Vendasit ishin prijës në proceset më të rëndësishme të kombit tonë

20:01, 13/02/2023

Gjatë kësaj të hëne, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka vizituar qytetin e Podujevës dhe ka thënë se “gjatë gjithë historisë sonë të lavdishme, Llapi ka dhënë një kontribut të çmuar për liri".

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka njoftuar se në vigjilje të shënimit të përvjetorit të 15-të pavarësisë së Kosovës ka vizituar qytetin e Podujevës.

“Gjatë gjithë historisë sonë të lavdishme, Llapi ka dhënë një kontribut të çmuar për liri. Llapjanët ishin gjithmonë në front të përpjekjeve shekullore për liri, prijës në proceset më të rëndësishme të kombit tonë, e cila kulmoi me shpalljen e pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

I pari i AAK-së ka shtuar se “sot kisha nderin të qëndroj me podujevasit që t’i uroj dhe t’i shpreh respektin për kontributin e pashoq për lirinë dhe pavarësinë e vendit dhe të përulem me respekt para të rënëve për liri”.

Po ashtu Haradinaj ka bashkëbiseduar dhe me strukturat e AAK-së në këtë qytet “për realizimin e punëve që na presin”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco