Qeveria Kurti planifikon mbi 5 milionë euro investime në komunën e drejtuar nga Vetëvendosje

Qeveria Kurti planifikon mbi 5 milionë euro investime në komunën e drejtuar nga Vetëvendosje

14:30, 07/02/2023

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka vazhduar takimet dhe vizitat në komunat ku së shpejti do të fillojnë investimet në sektorin e shëndetësisë, përcjell Syri net Kosova.

Ai sot vizitoi Komunën e Shtimes, ku është planifikuar ndërtimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, për të cilën Ministria e Shëndetësisë ka ndarë buxhet në vlerë prej 1 milion e 250 mijë euro, si dhe ndërtimi i Entit Special në këtë komunë për të cilin janë ndarë 4 milionë euro.

“Ishte kënaqësi takimi me kryetarin Aliu. Me projektet e reja të cilat u prezantuan nga kryetari dhe drejtori i shëndetësisë, është tregues se në shëndetësi qytetarët e Shtimes në të ardhmen do të kenë shërbime shumë më cilësore. Sot biseduam edhe për dy projekte me rëndësi, siç janë ndërtimi i Entit Special dhe i QKMF-së në këtë komunë, projekte të cilat do të jenë në fokusin tonë dhe prioritete si Ministri e Shëndetësisë”, tha ministri Vitia.

Postimi:

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco