Kryeministri Albin Kurti, do të marrë pjesë në takimin e radhës të përbashkët me kryetarët e komunave të Kosovës “me qëllim të bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional në mes të Qeverisë dhe Komunave”.
Sipas kryeministrisë, takimi do të zhvillohet nesër në hotel ‘Grand’ duke filluar nga ora 10:00.
Megjithatë, ende nuk dihet nëse kryetarët e komunave që vijnë nga partitë opozitare do ta pranojnë pozitivisht ftesën.
“Në takim marrin pjesë edhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z.Elbert Krasniqi, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, z.Hekuran Murati, si dhe ministrja e Ekonomisë, znj. Artane Rizvanolli”, thuhet në kumtesën e ZKM-së, dërguar medieve.
Herën e fundit kur u mbajt një takim i tillë, shumica e kryetarëve të komunave, pavarësisht partive politike, ishin prezent.
Takimi ishte mbajtur në Qeverinë e Kosovës.
© SYRI.net