Tensionet në veri, ja si paraqitet situata nga vendosja e barrikadave

Tensionet në veri, ja si paraqitet situata nga vendosja e barrikadave

08:26, 20/12/2022

Barrikadat e vendosura në veri të Kosovës vazhdojnë të qëndrojnë prej 11 ditësh. Rrugët në drejtim të kufirit të Jarinjës dhe Bërnjakut janë të bllokuara.

Gjithashtu vërehet edhe prezenca e shtuar e pjesëtarëve të KFOR-it në të dy drejtimet e kufijve me Serbinë. Policia e Kosovës po vazhdon patrullimin në veri të Kosovës, për të ofruar siguri për të gjithë qytetarët pa dallim.

Ndërkohë PK-ja më herët ka njoftuar se që nga vendosja e nëntë barrikadave nga persona/grupe kriminale, situata e sigurisë në veri të vendit vazhdon të jetë e njëjtë, ku si pasojë e këtyre barrikadave dy pikat kufitare “Jarinje” dhe “Bërnjak” ende mbesin të mbyllura për qarkullim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco