Baton Haxhiu: Jovica Stanishiç ishte i lidhur me CIA-n, ata e mbrojtën në gjyqin e Hagës

Baton Haxhiu: Jovica Stanishiç ishte i lidhur me CIA-n, ata e mbrojtën në gjyqin e Hagës

21:23, 19/12/2022

"Jovica Stanishiç, ish-shefi i shërbimit sekret serb, njeriu më i afërt me Sllodoban Millosheviç, ishte i lidhur me CIA-n". 

Kështu u shpreh analisti Baton Haxhiu në Çim Peka Live. 

Ai tha se Stanishiç u mbrojt nga CIA edhe gjatë gjyqit në gjykatën e Hagës, duke mos marrë dënimin e merituar për gjenocidin në Kosovë. 

Baton Haxhiu pranoi në Çim Peka Live se ka takuar Stanishiçin në vitin 1997 në Prishtinë, duke theksuar se në atë takim kishte kërkuar pavarësinë e Kosovës. 

Pjesë nga intervista

Çim Peka: Është Stanishiç kriminel?
Baton Haxhiu:
Natyrisht. Më vonë e kemi mësuar gjatë gjykimit në Hagë, kur i kam lexuar dosjet për t'u ballafaquar me Millosheviç, ai ka qenë njeri i afërt me shefin Europian të CIA-s. Por megjithatë, nga mënyra si ka udhëhequr berretat e kuqe dhe të gjelbra, është një prej njerëzve që ka patur një grup të pamëshirshëm në ndërtimin e krimeve. 

Çim Peka: Ishte i lidhur me CIA-n?
Baton Haxhiu: 
Dokumenti zyrtar thotë po. Kur kemi lexuar dokumentacionin, gjatë kohës kur kemi dëshmuar kundër Millosheviçit ka dalë që ai ka patur bashkëpunim me ta. 

Çim Peka: Lini të kuptohet se CIA të përdor dhe në fund të shet...
Baton Haxhiu:
 Nga ajo që unë kam parë, ata e kanë mbrojtur. Përndryshe ai do të dënohej si të gjithë të tjerët me mbi 20 vjet burg. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco