KEDS sfidohet nga ndërtimet e egra: Mbesin mbi 3 mijë konsumatorë pa energji elektrike

KEDS sfidohet nga ndërtimet e egra: Mbesin mbi 3 mijë konsumatorë pa energji elektrike

22:12, 19/12/2022

KEDS ka njoftuar se largpërçuesi 10kv në Restelicë mbetet pa tension, konsumatori fillon ndërtimin e objektit nën të dhe si pasojë e ndërtimit dëmtohet linja, shkruan Syri.net Kosova.

"Me qëllim të energjizimit të daljes nga Largpërçuesi në Restelicë, ekipet e KEDS-it tentuan të bëjnë rregullimin në trasenë ekzistuese.

Megjithatë, ata gjatë punës u penguan nga një konsumator, i cili nuk u lejoi atyre qasje. Për më tepër, nga terreni u pa se konsumatori kishte filluar edhe ndërtimin e një objekti nën linjën 10 kV, gjë që nuk përkon me rregullat dhe ligjet në fuqi.

Si pasojë, mbi 3000 konsumatorë kanë mbetur pa energji elektrike.", theksohet në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco