Haxhiu: Të pafuqishëm për ta ruajtur veriun e Kosovës! Rusia, kontribues i stopimit të Pavarësisë...

21:31, 19/12/2022

Analisti Baton Haxhiu, i ftuar në emisionin 'Çim Peka Live' në Syri Tv, deklaroi se Rusia ka qenë kontribuesi kryesor i stopimit të pavarësisë së Kosovës.

Baton Haxhiu u shpreh se Shtetet e Bashkuara të Amerikës bindën disa vende që të njohin pavarësinë e Kosovës.

"SHBA-të vendosën që të shpallin pavarësinë e Kosovës dhe bindën disa vende që ta njohin, ishte e rëndësishme Turqia e Britania e Madhe. Kjo e fundit është promotori kryesor para pavarësisë dhe pas saj."-tha Haxhiu.

Sakaq, Haxhiu komentoi edhe tensionet në veri të Kosovës ndërsa shtoi se kemi qenë të pafuqishëm për të ruajtur atë zonë.

"Kemi qenë të pafuqishëm për të ruajtur veriun e Kosovës."-tha Haxhiu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco