Këto janë arsyet pse disa ushtarë po e braktisin FSK-në

Këto janë arsyet pse disa ushtarë po e braktisin FSK-në

21:22, 19/12/2022
Eksperti i sigurisë, Ramadan Qehaja ka treguar se arsyet që disa ushtarë po e braktisin FSK-në, shkruan Syri.net Kosova.
 
Postimi i plotë:
Gjatë raportimit të sotëm, të ministrit të mbrojtjes para komisionit parlamentar për siguri më ra në sy një element shumë i rëndësishëm e ky është që një numër i pjesëtarve të FSK-së e kanë braktisur detyrën. Në shiqimin e parë numri prej 127 pjesëtarve të kësaj force duket ( ashtu siq tentoi ta spjegoi ky ministër ) i vogël. Mirëpo, kur të shqyrtohet kjo dukuri në bazë të numrit të tërsishëm të FSK-së, atëherë duhet të shqetësohemi dhe të bëjmë analizë të vecantë për të.
Sipas mendimit tim, për këtë ikje nga struktura e ushtrisë sonë ekzistojnë disa shkaqe:
- Specificiteti i detyrës së ushtarakut e që nuk është e lehtë;
- Paga mujore, si duket deri më tani ka qenë jo adekuate për kryerjen e detyrave etj;
- Në largimin apo ikjen e këtyre plesëtarve të forcave ushtarake, mendoj se mund të ketë ndikim edhe rregullimi i brendshëm, përkatësisht disciplina , e cila duhet të zbatohet dhe 
- Nepotizmi i cili ekziston në disa mjedise ushtarake e që shumë negativisht mund të ketë ndikuar tek këta persona. Këtu mendoj para së gjithash për ngritje në detyra më të larta, gradime etj.e që nganjëherë bëhen në mënyrë subjektive, përkatësisht jo sipas meritës. Në bazë të praktikës ushtarake me të cilën disponoj(!)(!), kujtoj se ky mund të jetë një ndër indikacionet kryesore për largimin e këtyre njerëzve.
 
Konkludim: Kjo dukuri duhet të analizohet në çdo komandë apo njësi të FSK-së për çdo person posaçërisht, për të mundur që të ndërmarrim masa të duhura që kjo në të ardhmën mos të ndodhë së paku, jo në këtë masë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco