MPJD organizon sot Konferencën e Ambasadorëve

MPJD organizon sot Konferencën e Ambasadorëve

07:47, 19/12/2022

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës sot organizon Konferencën e VI-të të Ambasadorëve.

Hapjen e Konferencës do ta bëjë zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz.

Në ceremoninë e hapjes, fjalimet e tyre do t’i mbajnë edhe krerët e shtetit: presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, dhe kryeministri Albin Kurti.

Pjesëmarrës në këtë ceremoni do të jenë edhe ministra qeveritar, zëvendësministra, ambasadorë të akredituar në Kosovë, si dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare.

Takimi do të fillojë në ora 18:00.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco