Presidentja Osmani dhe nënsekretarja e ShBA-së nesër nënshkruajnë marrëveshje të rëndësishme

Presidentja Osmani dhe nënsekretarja e ShBA-së nesër nënshkruajnë marrëveshje të rëndësishme

21:12, 18/05/2024

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, nesër do të takohet me nënsekretaren e SHBA-së për Diplomaci Publike, Elizabeth Allen.

Lajmin e ka bërë të ditur Presidenca.

Përgjatë takimit do të diskutohen çështje aktuale dhe me rëndësi për vendin.

Gjithashtu, të dy palët do ta nënshkruajnë marrëveshjen e mirëkuptimit ndërmjet qeverisë së ShBA-së dhe asaj të Kosovës, kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja.

“Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Presidentja Osmani dhe Nënsekretarja Allen do të deklarohen për media” thuhet në njoftim.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco