VIDEO/ Rëndohet bilanci i ekzekutimit në Athinë, ndërron jetë edhe shqiptari tjetër

VIDEO/ Rëndohet bilanci i ekzekutimit në Athinë, ndërron jetë edhe shqiptari tjetër

22:24, 18/12/2022

Rëndohet bilanci i ekzekutimit në Athinë, ndërron jetë edhe shqiptari tjetër.

Mbrëmjen e sotme Greqia është tronditur nga vrasja e një shqiptari dhe plagosja e dy personave të tjerë.

Mësohet se krimi ka ndodhur në një nga zonat më të njohura të Athinës, jashtë ambienteve të një lokali. Por lajmet e funidt bëjnë me dije se edhe shqiotari që në fillim u tha se u plagos ka ndërruar jetë.

Sipas mediave helene krimi i rëndë ndodhi rreth orës 21:30 minuta, ndërsa paraprakisht dyshohet për larje hesapesh.

Në pamjet e publikuara nga mediat greke shihet autori, i cili afrohet në tavolinë dhe qëllon mbi dy shqiptarët.

Viktimat, që sipas raportimeve janë me origjinë shqiptare ndodheshin në një tavolinë, kur autori ka hapur zjarr ndaj tyre.

 Nga të shtënat me armë zjarri mbeti e plagosur edhe një grua.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco