Prostesta e serbëve në afërsi të Jarinjës me thirrje kundër Kosovës

Prostesta e serbëve në afërsi të Jarinjës me thirrje kundër Kosovës

16:18, 18/12/2022

Ashtu siç ishte paralajmëruar, disa protestues u mblodhen sot në afërsi të kufirit në Jarinje si shenjë mbështetjeje ndaj serbëve lokalë që kanë ngritur barrikada në veri të Kosovës.

Qysh me fillim protesta nisi me brohorimat “Kosova është zemra e Serbisë”, ndërsa nuk vonuan edhe ia vunë flakën një pankarte ku shkruante “Marrëveshja e Brukselit”.

Nën brohoritjet e shumta, ata protestuesit serbë filluan t’i afrohen kordonit të parë të policisë serbe të cilin arritën dhe ta kalojnë për t’u ndaluar më pas nga kordoni i dytë i formuar nga policia serbe.

“Kemi ardhur këtu që të tregojmë se atje është toka tonë”, tha njëri prej protestuesve.

Por, situata në afërsi të Jarinjës u tensionua kur protestuesit serbë filluan të përleshen me policinë serbe ku pati dhe një të arrestuar, e që pjesë e saj ishte edhe njeriu i afërt me grupin paramilitar rus, Wagner, Damjan Knezheviq.

Në anën tjetër trupa e KFOR-it po qëndron aty me numër të shtuar të tyre. Fillimisht u vendosen kordon me blinda dhe tela të gjembuar në Jarinjë.

KFOR tha se në mesin e protestueseve, ka pasur mundësi të ketë grupe kriminale.

“Sot, pas një koordinimi aktiv me të gjitha palët, KFOR-i ka shtuar praninë e tij në Jarinjë për arsye parandaluese të sigurisë. Kjo për shkak të prezencës së mundshme të grupeve kriminale mes protestuesve”, thuhet në përgjigjen e tyre për Dukagjinin.

Pjesa veriore e Kosovës vazhdon të mbetet e bllokuar, edhe nëntë ditë vendosjes së barrikadave nga serbët në shenjë proteste për arrestimin e ish-policit Dejan Pantiq.

Që nga e shtuna kur u vendosën barrikadat në Rudarë, ato vazhdojnë të jenë aty përkundër thirrjeve të ndërkombëtarëve që ato të hiqen.

Barrikadave i parapriu një javë mjaft e tensionuar ku pati shpërthime bombash e shkëmbim zjarresh mes bandave kriminale serbe e policëve të Kosovës si dhe shpërthime të tjera e sulme edhe ndaj gazetarëve që po raportonin nga vendi i ngjarjes.

Heqja e tyre po kërkohet të bëhet nga ata që i kanë vendosur. Kështu tha këtë javë gjatë qëndrimit në Prishtinë, Emisari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Sipas Escobar, barrikadat duhet të hiqen nga njerëzit që i kanë vendosur.

“Ajo që dua të them ka të bëjë më pak me fajësim dhe më shumë me rrugën përpara. Realiteti është se ne kemi nevojë që të gjithë të kontribuojnë në proces dhe të gjithë të kontribuojnë në zgjidhjen e kësaj krize aktuale. Unë vërtet besoj se barrikadat duhet të hiqen nga njerëzit që i kanë vënë ato”, ka thënë Escobar.

Se barrikadat duhet të hiqen me marrëveshje politike, jo me buldozerë, e tha edhe ndërmjetësi evropian në dialog Miroslav Lajçak.

Ishte kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, theksoi se këtë punë ia ka lënë në dorë KFOR-it, por se të njëjtit kanë kërkuar pak kohë derisa të intervenojnë.

Ministri Sveçla, ka njoftuar të shtunën, përmes llogarisë së tij në Facebook, se ka qëndruar në mbrëmjen e 16 dhjetorit në Bërnjak, së bashku me zyrtarët e Policisë së Kosovës të angazhuar atje.

“Institucionet e Republikës së Kosovës i kanë të gjitha kapacitetet për t’i larguar barrikadat dhe në koordinim me partnerët tanë ndërkombëtarë janë duke vlerësuar situatën për reagim adekuat”, ka thënë Sveçla.

Lista Serbe ka thënë se Sveçla “nuk është i mirëpritur në komunat serbe në veri të Kosovës” dhe se “nuk ka çfarë të kërkojë në rajonet tona”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco