Krasniqi:Ky vit ishte tejet sfidues

Krasniqi:Ky vit ishte tejet sfidues

15:15, 18/12/2022

 

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka njoftuar se është takuar me kryetarët e komunave që udhëhiqen nga PDK.

Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, Krasniqi ka shkruar se viti 2022, ishte vit tejet sfidues.

“Kryetarët e Komunave që udhëhiqen nga PDK kanë pasur një vit tejet sfidues, por edhe me shumë punë të mira për qytetarët. Në darkën e fundvitit, i falënderova për përkushtimin dhe performancën e jashtëzakonshme. U pajtuam që viti 2023 të jetë vit i zhvillimit dhe suksesit!”, ka shkruar ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco