Nga Mitrovica e Jugut në Gjilan: Çfarë tha Kurti për aksidentin e eskortës së tij

Nga Mitrovica e Jugut në Gjilan: Çfarë tha Kurti për aksidentin e eskortës së tij

07:09, 12/12/2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar në Gjilan për aksidentin e makinës së eskortës së tij, ku Kurti s’ka qenë brenda asaj makine.

Kurti ishte në kampin e Policisë në Belvedere e pastaj kishte tubim në Gjilan.

Por ky aksident e ka vonuar atë në tubimin për një vjetorin e qeverisjes së Alban Hysenit në Gjilan.

“Kërkojmë falje për vonesën sonte sepse ishim në kampin e Policisë së Kosovës në Belvedere dhe aty qëndruam më gjatë sesa planifikuam. Ndërkaq teksa vinim në gjilan automjeti i eskortës tonë teksa ishin mbrapa nesh ka pasur një aksident komunikacioni. Por tani morëm vesh se nuk ka të lënduar, dhe kemi pasur fat në këtë fatkeqësi”, ka deklaruar Kurti
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco