Escobar nis takimet në Kosovë me vizitë në Manastirin e Deçanit

Escobar nis takimet në Kosovë me vizitë në Manastirin e Deçanit

07:01, 12/12/2022
I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, ka mbërritur në Kosovë.
 
Vizitën e ka nisur me një takim me udhëheqës të Manastirit të Deçanit.
 
Njoftimi për vizitën e Escobar është bërë përmes Twitter-it nga llogaria zyrtare e Manastirit.
 
“Sot Zëvendës Ndihmës sekretari amerikan Gabriel Escobar vizitoi Manastirin e Deçanit”, thuhet në njoftim.
 
Bashkë me të në vizitë ishte edhe Alyson Grunder, zëvendës-shefe e misionit në ambasadën amerikane në Kosovë.
 
“Jemi mirënjohës për përkushtimin e dëshmuar amerikan për të mbrojtur të gjitha komunitete dhe përkatësitë fetare në Kosovë”, thuhet në njoftim.
 
Escobar do po qëndron në Kosovë, bashkë me këshilltarin e Departamentit të Shteit, Derek Chollet.
Nga e hëna fillojnë takimet me liderët institucionalë dhe politik të Kosovës.
Vizitën ata do ta vazhdojnë në Serbi e shtete të tjera të Ballkanit Perëndimor
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco