Reagon edhe Grenell: Lirojeni menjëherë Hashim Thaçin nga burgu

Reagon edhe Grenell: Lirojeni menjëherë Hashim Thaçin nga burgu

00:01, 12/12/2022

Ish-i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti, ta lirojë ish-policin serb, Dejan Pantiq, që u arrestua në veri.

Grenell shkroi në Twitter të dielën se nëse Kurti nuk e lejon Pantiqin, SHBA-ja duhet t’i ndalojë të gjitha ndihmat.

Ai ka bërë thirrje që të lirohet nga Haga ish-presidenti Hashim Thaçi.

“Nëse Kurti nuk e bën (lirimin e serbit v.j.) menjëherë, atëherë SHBA-ja duhet t’i ndalojë të gjitha ndihmat. Ne nuk duhet të mbështesim dikë që krijon terror. Unë u bëj thirrje evropianëve të ndryshojnë drejtimin e strategjisë së tyre Kosovë-Serbi. Ata nuk po e ndihmojnë Ballkanin. Po e përkeqësojnë atë me ndërhyrjet e tyre të njëanshme dhe të parregullta. Dhe lirojeni Hashim Thaçin menjëherë nga Haga”, tha Grenell.

Dejan Pantiq, ish-polic i Kosovës, është arrestuar të shtunën, nën dyshimin se ka organizuar sulmin ndaj zyrave të Komisioneve Komunale Zgjedhore në veri të Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco