Rakiq: Është formuar Shtabi i Krizave, jemi duke u mbledhur në Zveçan

Rakiq: Është formuar Shtabi i Krizave, jemi duke u mbledhur në Zveçan

23:20, 11/12/2022

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq ka njoftuar se për shkak të situatës në veri të Kosovës, është formuar Shtabi i Krizave.

Sipas Rakiqit, ky shtab ka për qëllim të raportojë rregullisht për gjendjen në terren.

Duke e komentuar situatën në terren, për “Pink TV”, Rakiq ka thënë se situata vazhdon të jetë e tensionuar.

“Tensionet nuk kanë rënë. Jemi këtu në Zveçan, më saktësisht në Rudare ku po mblidhen gjithnjë e më shumë qytetarë”, ka deklaruar Rakiq.

Ai ka kërkuar nga qytetarët e Republikës së Kosovës që të trajtojnë me respekt pjesëtarët e KFOR-it dhe EULEX-it sepse, siç ka theksuar, prania e tyre në veri të Republikës së Kosovës është në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe marrëveshjeve ndërkombëtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco