Chollet nesër vjen në Kosovë, do të takojë liderët e Kosovës

Chollet nesër vjen në Kosovë, do të takojë liderët e Kosovës

22:54, 11/12/2022

Në kohën kur veriu po përballet me situatë të tensionuar nga grupet kriminale serbe, në Kosovë vjen zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan, Derek Chollet.

Ai nesër do të takojë liderët e Kosovës, në kuadër të kësaj vizite në rajon që ka për qëllim përkushtimin e qëndrueshëm të SHBA-së për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit, raporton RTKlive.

Kjo vizitë po ashtu ka të bëjë me bashkëpunimin e vazhdueshëm për një sërë çështjesh, duke përfshirë përpjekjet e SHBA-së për të avancuar integrimin e Kosovës në strukturat evropiane dhe euroatlantike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco