Shtypi gjerman: As që mund të imagjinohet që NATO lejon kthimin e trupave serbe në Kosovë

Shtypi gjerman: As që mund të imagjinohet që NATO lejon kthimin e trupave serbe në Kosovë

21:48, 11/12/2022

Gazetari gjerman, Enver Robell ka theksuar se as që mund të imagjinohet që NATO lejon kthimin e trupave serbe në Kosovë, përcjell Syri.net Kosova.

Postmi i plotë:

«Frankfurter Allgemeine Zeitung»
■ Aktualisht Serbia nuk gëzon imazh të mirë në BE. Me përjashtim të kryeministrit të Hungarisë Viktor Orban, Vuçiqi atje (në BE) ka pak miq. Mësohet se lidhja me Berlinin nuk është më aq e mirë si në kohërat kur në zyrën e kancelares ishte Angela Merkel. Refuzimi i Serbisë për t’iu bashkuar sanksioneve të BE-së kundër Rusisë, emërimi së fundi i adhuruesit të Putinit, Aleksandar Vulin, në postin e shefit të shërbimit sekret serb dhe veprime të ngjashme nuk e kanë përmirësuar imazhin e Beogradit në BE.
■ As që mund të imagjinohet që NATO do të lejojë kthimin e trupave serbe në Kosovë.
■ Dhoma e Dytë e parlamentit holandez ka kërkuar sanksione kundër Serbisë nëse Beogradi nuk e harmonizon politikën e tij të vizave me atë të BE-së dhe nëse edhe më tutje refuzon sanksionet kundër Rusisë. Si sanksione të mundshme përmenden ngrirja e negociatave për hyrje në BE dhe pezullimi i liberalizimit të vizave. Kërkesa për rikthimin e vizave ndaj qytetarëve të Serbisë është «bomba atomike në arsenalin e mjeteve europiane të presionit ndaj Beogradit», shkruan «Frankfurter Allgemeine Zeitung» në numrin e së hënës (12.12.2022).
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco