Historia/ Njihuni shqiptarin që po edukon brezat e rinj në SHBA

Historia/ Njihuni shqiptarin që po edukon brezat e rinj në SHBA

10:08, 11/12/2022

Nga Prishtina në Teksas të Amerikës.

Një i ri shqiptar ka arritur që me projektet dhe idetë e tij të reja në teknologji ja ka arritur të jetë pjesë e edukimit të brezave të rinj në SHBA, më saktë në shtetin e Teksasit.

Historia është bërë publike nga Joe Haliti, një tjetër shqiptar i suksesshëm në SHBA.

Doja të ndaja me ju një histori të jashtëzakonshme e të suksesshme të një të riu nga Kosova se si ai ka arritur diçka që ishte menduar e pamundur, por me punën dhe përkushtimin e tij pas dy vitesh negociata me shtetin e Teksasit është realizuar.

Dardan Mehmeti nga Prishtina ja ka dalë që me projektet e tij, të mundet të jetë pjesë e sistemit arsimor në SHBA. 

Historia e tij siç ka treguar Dardani, nis në moshën 23 vjeçare ai filloi biznesin e tij me emrin ‘Illyrian Shpk’ në vitin 2015 në Prishtinë. Që nga 2015 ai ka zhvilluar sistemin e menaxhimit të mësimit të quajtur eshkollori.com i cili aktualisht përdoret nga shumica e shkollave publike me qindra mijëra nxënës, mësimdhënës dhe prindër në Kosovë.

Në verën e vitit 2021, kompania më e madhe e edukimit nga Austin, Teksas, e cila është pjesë integrale në edukimin publik, kontaktuan me përfaqësuesit e eshkollori.com për të prezantuar produktin e tyre eShkollori dhe pas këtij takimi ata shfaqën interesim të madh për implementimin e këtij projekti në shkollat publike në Teksas.

Që nga viti 2021 ata kanë punuar së bashku për të modifikuar eShkollori.com për shkollat publike në shtetin e Teksasit.

Duke filluar nga viti 2023 eshkollori.com, versioni i personalizuar i tij dhe me domain të veçantë, në bashkëpunim me ‘Texas Education Initiative’ do të ofrojë shërbime për shkollat publike në shtetin e Teksasit për mbi 5 milionë nxënës.

Kështu, një i ri nga Kosova arrin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me idenë e tij inovative për t'i shërbyer shkollave publike, flet qartë për brezat tanë të rinj dhe besoj është shumë motivues.

Vlen të theksohet se shteti i Teksasit për vit ndan më shumë se 52% të buxhetit shtetëror për edukim. Buxheti i shtetit të Teksasit për 2022 tejkalon shifrën mbi 250 miliard dollar.

Kjo marrëveshje është historike sepse ndodh për herë të parë që një kompani teknologjike nga Kosova të arrijë të nënshkruaj kontratë me vlerë në miliarda dollarë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco