Asambleisti i Vetëvendosjes shpërfaq dallaveret e LDK-së me ndarjen e shtëpizave në Prishtinë

Asambleisti i Vetëvendosjes shpërfaq dallaveret e LDK-së me ndarjen e shtëpizave në Prishtinë

13:44, 10/12/2022

Asambleisti i Vetëvendosjes, Rashit Gashi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shpërfaqur dallaveret e LDK-së në Komunën e Prishtinës me ndarjen e shtëpizave për biznese që nuk kanë plotësuar kriteret e përcaktuara, shkruan syri.net Kosova.

Gashi ka publikuar një biznes që për veprimtari ka shitjen e këpucave dhe tekstilit, mirëpo nga Komuna e Prishtinës është përzgjedhur për shitjen e pijeve alkoolike në shtëpiza që i ka nda Komuna në rrugën "Xhorxh Bush", në Prishtinë.

Ky është postimi i plotë i Gashit:

Përshëndetje nga Prishtina e Përjetimeve dhe interesave 🤔

NUK ka rëndësi se çfarë veprimtarie biznesore keni,

NUK ka rëndësi a shisni këpuca apo qizme,

NUK ka rëndësi a jeni biznes pasiv apo aktiv, me rëndësi me pas miq në Komunën e Prishtinës e ata ju pajisin me Shtëpiza e ju mundeni me shërby alkohol edhe në "themer të këpucave"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco