Mehaj viziton Qendrën Ndërkombëtare për parandalimin e luftës hibride në Finlandë

Mehaj viziton Qendrën Ndërkombëtare për parandalimin e luftës hibride në Finlandë

12:35, 10/12/2022

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, së bashku me Gjeneral Hazrollin, Gjenerale Spahiun dhe këshilltaren Liridona Gashi, kanë vizituar Qendrën Ndërkombëtare për parandalimin dhe luftimin e luftës hibride, Hybrid CoE, gjatë vizitës zyrtare në Finlandë, pjesë e së cilës janë 32 shtete anëtare të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s.

Me anëtarët e sekretariatit të kësaj qendre dhe drejtuesin e saj, Rasmus Hindren, Ministri Mehaj diskutoi rreth luftës hibride që po aplikon aktualisht Rusia në shumë drejtime, e nëpërmjet të Serbisë edhe në rajonin e Ballkanit.

Në vazhdim, dy delegacionet u dakorduan që të fillojnë bashkëpunimi në shkëmbimin e informatave dhe analizimin e kërcënimeve hibride, gjetjen e strategjisë për mbrojtje dhe parandalimin e aktiviteteve të tilla, të cilat cenojnë vlerat demokratike të shteteve.

“Të dyja palët ishin të qëndrimit të njëjtë se duhet angazhim dhe strategji e përbashkët për parandalimin dhe luftimin e luftë hibride, i cili është kërcënimi serioz që duhet mposhtur”, thuhet në komunikatën e ministrisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco