'Dy engjëj në qiellin e pistë', Kurti: Edhe një burrë që qëllon mbi gruan që duhej ta mbronte

'Dy engjëj në qiellin e pistë', Kurti: Edhe një burrë që qëllon mbi gruan që duhej ta mbronte

20:11, 30/11/2022

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar për rastin e vrasjes makabre që u krye në oborrin e QKUK-së, ku u vra një 35-vjeçare shtatzënë. 

I dyshuar për vrasje është ish-bashkëshorti i saj.

Kurti e ka quajtur këtë vrasje mizore, duke shtuar se kjo është e papranueshme dhe e padurueshme, shkruan Syri.net Kosova.

“Vrasje mizore. U vra edhe një grua. Edhe kjo nga burri i saj. Në oborr të spitalit. Atje ku duhet të shërohen njerëzit. Në oborr të Klinikës Gjinekologjike. Atje ku lindin gratë. U shua një jetë që po sillte edhe një jetë tjetër. Gruaja ishte shtatzënë. Rreth 35 vjeç, as në gjysmë të jetës së saj. E fëmija që ajo donte ta lindte as nuk e filloi jetën. Vrasës mizor. Edhe një burrë që qëllon mbi gruan që duhej ta mbronte. Edhe një burrë që vret një grua. E cila tash është e jona, e të gjithë neve. Bashkë me foshnjen e palindur të saj. Dy qytetarë të Kosovës më pak, dy shqiptarë më pak, do të jenë duke menduar armiqtë tanë. E papranueshme dhe e padurueshme”, ka shkruar Kurti.

Lajmin për krimin makabër e ka konfirmuar Policia për Syri.net Kosova.

LEXO EDHE: Burri dyshohet se ka vrarë gruan shtatzënë, Policia e konfirmon për Syri.net Kosova, viktima rreth 35 vjeçare

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco