Propozimi i VMRO-DPMNE/ Taravari: Po fokusohemi për zgjedhjet më 8 maj

Propozimi i VMRO-DPMNE/ Taravari: Po fokusohemi për zgjedhjet më 8 maj

08:06, 26/04/2024

Shkup - Kandidati për president i VLEN në Maqedoninë e Veriut, Arben Taravari përmes një postimi në rrjetet sociale ka komentuar edhe propozimin e kreut të VMRO-DPMNE , Hristijan Mickoski për të qenë pjesë e Qeverisë së re.

Ai thotë se fillimisht janë fokusuar për zgjedhjet e 8 majit, shkruan Zhurnal.mk.

Propozimi i ardhur nga Mickoski tregon se edhe VMRO e ka kuptuar ku qëndron pesha e votës dhe deputetëve shqiptarë. Megjithatë, fokusi ynë si koalicion dhe si parti, është puna për zgjedhjet e 8 majit, për numrin më të madh të mandateve.

Pas zgjedhjeve, do të udhëhiqemi nga interesi kombëtar i shqiptarëve, nga nevoja urgjente për pastrim të qeverisë nga korrupsioni, dhe nga orientimi ynë i panegociueshëm pro-perëndimor.

Ne si VLEN jemi më të bashkuar se kurrë. Vota jonë është shumica e votës shqiptare. Mandatet tona shkojnë për deputetë shqiptarë. Sepse ne i mbrojmë e i përparojmë shqiptarët, nuk i shesim e nuk i blejmë!:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco