Lajçak thotë se propozoi një “dokument kompromisi” për dinarin në takimin e Brukselit

Lajçak thotë se propozoi një “dokument kompromisi” për dinarin në takimin e Brukselit

21:42, 25/04/2024

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit mes kryenegociatorëve, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq në Bruksel për çështjen e dinarit, ka thënë se ka propozuar një “dokument kompromisi”.

“Prita një takim dialogu për një rrugë përpara për “çështjen e dinarit”, i cili u dha hapësirë ​​të mjaftueshme palëve për të shpjeguar qëndrimet e tyre. Përfundoi duke paraqitur një dokument kompromisi në një përpjekje për të kapërcyer dallimet”, ka shkruar Lajiak në platformën sociale “X”.

Emisari i BE-së ka thënë se do të presë takimin e radhës “pas marrjes së komenteve konstruktive”.

Lidhur me këtë takim, kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se ky takim ka qenë më shumë i konkretizuar por që sipas tij, për faj të Serbisë qëndrimet nuk janë afruar por janë larguar.

“Takimi i sotëm për dallim nga takimet e tjera ka qenë shumë më i konkretizuar, ku palët kanë diskutuar nen për nen rreth ideve që ka prezantuar z. Lajçak dy javë më herët. Ne kemi shpresuar që ky diskutim konkret do jetë i dobishëm meqë do të na ndihmojë që t’i afrojmë qëndrimet. Fatkeqësisht ne kemi dëgjuar disa deklarata bukur brengosëse nga ana e Serbisë, të cilat kanë bërë që faktikisht qëndrimet në vend që të afrohen të largohen”, ka thënë Bislimi.

Ndërsa kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, këto bisedime i ka cilësuar si të vështira dhe të tensionuara.

“Ky është takimi i gjashtë me radhë. Ne gjithmonë insistojmë që të flasim, ne gjithmonë insistojmë në takime, ne gjithmonë duam të vazhdojmë dialogun për këtë çështje për të zgjedhur një zgjidhje. Kjo ju tregon se sa konstruktiv”, ka thënë Petkoviq, transmeton “RTS”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco