Burri dyshohet se ka vrarë gruan shtatzënë, Policia e konfirmon për Syri.net Kosova, viktima rreth 35 vjeçare

Burri dyshohet se ka vrarë gruan shtatzënë, Policia e konfirmon për Syri.net Kosova, viktima rreth 35 vjeçare

19:05, 30/11/2022

Një grua shtatzënë ka mbetur e vdekur në oborrin e Qendrës Klinike Universitare.

Këtë për Syri.net Kosova e ka konfirmuar Agron Borovci – zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

‘Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në oborrin e QKUK-së në Prishtinë’, ka thënë ai.

Sipas policisë viktima është e moshës rreth 35 vjeç.

‘Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen  e viktimës, femër, rreth 35 vjeç’, ka thënë ai për Syri.net Kosova.

‘Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje.

Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e  shtetit ka nisur një hetim  dhe  po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim  sqarimin e plotë të ngjarjes’, shtoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco