Hyseni: Për më shumë se 2 vjet s'ka pasur vërshime në Gjilan, qindra e miliona euro dëme të evituara

Hyseni: Për më shumë se 2 vjet s'ka pasur vërshime në Gjilan, qindra e miliona euro dëme të evituara

10:02, 23/04/2024

Komuna e Gjilanit, po vazhdon me pastrimin, thellimin dhe zgjerimin e shtretërve të lumenjve. 

Këto angazhime po bëhen me qëllim të parandalimit të dëmeve milionëshe nga vërshimet. 

Kryetari i Komunës së Gjilanit, tha se mbi 1200 metra gjatësi janë pastruar në shtratin e lumit Përlepnica.

"Jemi duke vazhduar masat preventive për parandalimin e vërshimeve. Për më shumë se 2 vjet nuk ka pasur vërshime", tha Hyseni. 

Kryetari, shtoi se ky angazhim e punë po bëhet si preventivë, ndërkohë janë qindra e miliona euro dëme të evituara.

Edhe drejtori Bejtullah Osmani, tha se kanë bërë  pastrimin, thellimin dhe zgjerimin e shtretërve të lumenjve: Stanishorka në qytet, në Malishevë, Pogragjë, Bresalc, Kmetoc, Kosaq dhe  tashmë edhe shtrati i lumit Përlepnica 1.2 kilometra gjatësi. 

"Kjo po bëhet me qëllim të zvogëlimit të rrezikut nga vërshimet dhe përmbytjet", tha Osmani. 

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, shtoi se i gjithë ky aktivitet realizohet bazuar në objektivat që dalin nga plani i punës pēr vitin 2024. 

"Vazhdojmë tutje me pastrimin, thellimin dhe zgjerimin e shtretërve të lumenjëve në lokalitetet tjera të Komunës së Gjilanit", tha Osmani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco