Tomë Gashi avokat i 81 vjeçarit për sulmin ndaj Jasharajt: Rasti është i inskenuar

Tomë Gashi avokat i 81 vjeçarit për sulmin ndaj Jasharajt: Rasti është i inskenuar

14:30, 07/09/2022

Avokati Tomë Gashi është avokat i 81 vjeçarit Musli Rexhepi, për sulmin e tij ndaj kryetarit të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, të hënën në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë.

Gashi përmes një postimi në Facebook ka thënë se arrestimi i Rexhepit ka qenë krejtësisht i panevojshëm dhe juridikisht i paqëndrueshëm.

Ai e ka quajtur të inskenuar rastin ndaj tij, derisa ka thënë se si avokat i tij i ka incizimet e kamerave të mediave që kanë qenë prezent.

Postimi i tij i plotë:

Ne mbrojtje te zotni Musli Rexhepi i ndaluar nga Prokurori i Prokurorise Thelelore ne Prishtine Blerim Igrishta kines per kanosje te kryetarit te SHBASHK- ut Rrahman Jashari

Arrestimi i zotni Rexhepit i moshes mbi 81 vjeqare ka qene krejtesisht i panevojshem dhe juridikisht i paqendrueshem.

Ne presim qe aj sa ma shpejt te lirohet ngase rasti eshte i inskenuar dhe me mire se une si avokat i tije flasim inqizimet e kamerave te shume mediave qe kan qen prezent.

“Mekati” i zotni Rexhepit ishte se kerkoj te vazhdon mesimi per nxenesa dhe per mbesen e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco