Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj personit që tentoi ta sulmonte Rrahman Jasharajn

Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj personit që tentoi ta sulmonte Rrahman Jasharajn

13:34, 07/09/2022

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj personit që tentoi të sulmonte Kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharajn në shkollën “Ismail Qemaili” në Prishtinë.

Lajmin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

“Prokurori i Shtetit ka ngritur aktakuzë me kërkesë për caktim të masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, për shkak të veprës penale “Cënimi i të drejtës në grevë”, deleguar në gjykatën kompetente”, tha Ulaj për Reporteri.net.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj mëngjesin e ditës së hënë mbajti një takim me mësimdhënës në shkollën “Ismail Qemaili” në Prishtinë.

Në mbyllje të mbledhjes, një person i moshuar që ishte prezent në mbledhje tentoi ta sulmonte Jasharajn kur ai ishte duke dalë nga dera e klasës ku po mbahej mbledhja.

I menjëhershëm ishte reagimi i pjesëmarrësve në mbledhje, të cilët kanë larguar personin që tentoi të sulmonte përfaqësuesin e SBASHK-ut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco