'Qeveria të nis dialogun me sindikalistët dhe të procedojë sa më parë Ligjin për Pagat'

'Qeveria të nis dialogun me sindikalistët dhe të procedojë sa më parë Ligjin për Pagat'

07:18, 06/09/2022

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mirëpritur lajmin për ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit dhe zyrtarët publik në komunat tona. LDK i bën thirrje edhe njëherë Qeverisë që të ulet dhe të nis dialogun social me të gjithë sindikalistët dhe jo të komunikojë në distancë përmes deklaratave të shkurta që në këtë kohë krize përveç se janë ofendim, është edhe gabim dhe thellon edhe më tutje krizën që po përballemi sot.

Sipas një komunikate të LDK-së, Qeveria duhet të dëgjojë e pranojë kërkesat e tyre që procesi të filloj menjëherë, nxënësit tanë të kthehen në bankat e shkollës e mësimdhënësve tanë t’u kthehet dinjiteti.

“LDK gjithashtu kërkon që në seancën e parë në Kuvendin e Kosovës, të procedohet Ligji për Pagat, i njëjti të diskutohet pasi që ende nuk e kemi marrë zyrtarisht si dhe pas të gjitha komenteve, të hyjë në fuqi për zbatim nga janari i vitit 2023, për të mbështetur qytetarët tanë në këtë kohë krize të rëndë ekonomike. Njëjtë sikurse kemi propozuar dhjetëpikëshin tonë për tejkalimin e krizës energjetike jemi të gatshëm të ofrojmë gjithë ekspertizën tonë për të gjetur zgjidhje ndaj krizës ekonomike dhe problemeve me të cilat po përballen qytetarët tanë”, thuhet në komunikatë.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco