'SBASHK-ut humb mbështetjen' Drejtori i arsimit në Podujevë kërkon fillimin e procesit mësimor

'SBASHK-ut humb mbështetjen' Drejtori i arsimit në Podujevë kërkon fillimin e procesit mësimor

07:19, 05/09/2022

Tash e disa ditë SBASHK po vazhdon grevën duke mos filluar kështu mësimi.

Reagime të mëdha në lidhje me këtë situatë po vazhdojnë edhe sot.
Së fundmi është drejtori i arsimit në Podujevë, Tafil Thaçi, i cili ka bërë apel tek prindërit t’i sjellin fëmijët e tyre në shkollë për tu pajisur me tekstet shkollore dhe njëkohësisht të fillojë procesi mësimor.

Gjithashtu Thaçi thotë se vendimi i djeshëm i qeverisë ka krijuar rrethana të reja në të cilat duhet të reflektojmë të gjithë dhe të minimizojmë humbjet që shkaktohen nga greva për fëmijët tanë.

Pershendetje te nderuar prinder.

Në mungesë të faqes së fb të shkollës, shfrytëzoj mundësinë, për këte:
Njoftim

Duke e pasur parasyshë gjendjen e krijuar në arsim dhe në konsultim me DKA-Podujevë, ftojmë të gjithë prindërit, që nga data 05.09.2022 (e hënë), t'i sjellin fëmijët e tyre në shkollë për tu pajisur me tekstet shkollore, ( të cilat do të ndahen në të gjitha shkollat) dhe njëkohësisht të fillojë procesi mësimor.

Vendimi i djeshëm i qeverisë ka krijuar rrethana të reja në të cilat duhet të reflektojmë të gjithë dhe të minimizojmë humbjet që shkaktohen nga greva për fëmijët tanë. Ju faleminderit pêr mirëkuptim!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco