Qytetarët serbë të Kosovës lëvizin lirshëm me ID ‘Made in Serbia’ të lëshuar nga strukturat paralele

Qytetarët serbë të Kosovës lëvizin lirshëm me ID ‘Made in Serbia’ të lëshuar nga strukturat paralele

14:53, 01/09/2022

Ndonëse u ‘shit’ tek populli si një sukses, fillimi i zbatimit  të marrëveshjes Kosovë-Serbi për reciprocitetin me letërnjoftimet, kjo marrëveshje del të ketë edhe anën e errët të saj.

Institucionet paralele serbe po vazhdojnë të lëshojnë letërnjoftime të Serbisë, për qytetarët serbë dokument ky që Kosovën  e trajton si pjesë të Serbisë

Mirëpo pavarësisht se janë jo-ligjore, serbet po  vazhdojnë  të hyjnë në Kosovë me këto dokumente, edhe pas datës 1 shtator, dhe që nuk po shihet të ketë kurrfarë pengesë nga ana e qeverisë Kurti.

Këto karta identiteti që lëshohen nga strukturat paralele serbe që janë të vendosura në Serbi, po konsiderohen si cenim i sovranitetit të Kosovës.

Ndërkaq në orët e vona të natës pas fillimit të zbatimit të marrëveshjes , ministri Xhelal Svecla nga pika kufitare në Bërnjak, ka folur për këtë çështje vetëm kur është pyetur nga gazetarët dhe se nuk ka asnjë diskutim nga qeveria Kurti për këtë çështje, pavarësisht që cenon integritetin e Kosovës.

“Kjo nuk ka qenë çështje diskutimi fare. Nuk është ngritur fare. Ne për çfarë kemi diskutuar vendimi ka qenë për heqjen e fletë hyrje-daljeve, ajo është arritur dhe tash do të ballafaqohemi me sfida tjera. Ne terë kohen kemi deklaruar se reciprociteti është një çështje që do të shkoj hap pas hapi”, ka deklaruar Sveçla.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco