Llugë në shkollat e Kosovës

Llugë në shkollat e Kosovës

09:34, 01/09/2022

Më 1 shtatori në të gjitha shkollat e Kosovës fillon mësimi. Por kësaj radhe një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë ose të paktën ka dilema nëse do të fillojë mësimi apo jo. SBASHK në komunikatën e sotme njofton se ka grevë teksa qeveria ka kërkuar mosmbajtjen e saj.

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBAShK), nga 25 gusht ka bërë të ditur mësimi nuk do të fillojë më 1 shtator, për shkak të grevës. Si duket vendimi i tij po respektohet.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj që disa ditë, në konfrencë për media ka theksuar se greva në arsim do të vazhdojë derisa shteti t’i përmbushë kërkesat e tyre.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se sot nuk do të fillojë mësimi.

“Po të kishim angazhim të sinqertë të shtetit tonë nesër do të kishim fillim të vitit shkollor, por fatkeqësisht pasi mungon dialogu greva vazhdon. Greva do të vazhdojë derisa qeveria të filloj realizimin e kërkesave tona”, ka deklaruar Jasharaj.

Ndërkohë, SBAShK-u, ka dhënë detaje për grevën e tyre. Ata do t’i vizitojnë disa shkolla për të parë ecurin e grevës.

SBASHK-u, fillimisht do të vizitojnë Shkollën e Mesme Teknike “28 Nëntori”, në Prishtinë, nga ora 09:30. Nga ora 10:10, Këshilli Qendror Grevist i SBAShK-ut, shoqëruar nga Këshilli Qendror Grevist i BSPK-së vizitojnë çerdhen “Lulevera” në Prishtinë dhe nga ora 11:00 do të vizitojnë Shkollën Fillore “Naim Frasheri” në Prishtinë.

Kërcënimet

Në anën tjetër, Qeveria e Kosovës, ka gjetur mënyrat më të rënda për t’i luftuar grevistët, si ata në sektorin e arsimit, por edhe punëtorët të administratës shetërore.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se është bërë ekzkutimi i pjesëshëm i pagave, pra ndalje të pagave.

“Sot është bërë vetëm pjesërisht ekzekutimi i pagave, për shkak se procesimi dhe përgatitja e llogaritjes së pagave merr kohë. Mirëpo siç e dini që greva e deklaruar nga SBASHK-u dhe BSPK, ka kriju nevojën që të procesohen edhe llogaritjet nga ato organizata buxhetore që ndikohen nga greva e shpallur dhe marrë parasysh që sipas ligjit detyrimi i punëdhënësit gjatë kohës sa punëtori është në grevë, pezullohet, ne kemi marrë për detyrë që të përditësohen listat e pagave”, ka thënë Murati gjatë një konference për media.

Qeveria ka këkuar që mësimi të fillojë, ku i të njejtit mendim është edhe këshilli i Prindërve të Kosovës.

Nga ky Këshill, kanë bërë thirrje për dialog mes sindikatave dhe qeverisë.

“Lusim të dyja palët që të lëvizin nga qëndrimet aktuale dhe t’i japin mundësi dialogut”, thuhet ndër tjerash në komunikatë.

E veprimi i Qeverisë Kurti ndaj mësimdhënësve dhe shërbyesve civilë, zgjoi nga gjumi opozitën.

Parititë opozitar, PDK, LDK dhe AAK kundërshtuan ashpër qeverinë për ndaljen e pagave.

Greva 25 gusht / Komunat e PDK-së e LDK-së s'ia dorëzojnë grevistët Qeverisë, Gjilanit të VV-së as që ia kërkuan

Memli Krasniqit, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se këso veprime janë marrë veç në regjimin e serb në Kosovë.

“Vetëm një qeveri e paaftë për të qeverisur dhe pa kurrfarë vizioni për të adresuar sfidat socio-ekonomike të qytetarëve mund të lëshohet në vendime të tilla arbitrare. Ky mentalitet sanksionues ndaj mësimdhënësve tanë nuk është parë e as dëgjuar në Kosovë që nga koha e okupimit serb dhe masave të dhunshme të viteve ’90,” ka shkruar ndër të tjera Krasniqi në Facebook.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka parë si shantazh jo-demokratike dhe që rëndon jetën e mësimdhënësve.

“Gjëja e fundit që familjet e mësimdhënësve e zyrtarëve publik kanë nevojë sot, është ndalesa e pagave të tyre - burimit të vetëm të mbijetesës. Në inflacion rekord, në krizë të paprecedentë terri veror, në investime kapitale minimale - ky shantazh jodemokratik është akt i shëmtuar politik. E ftoj Qeverinë për dialog në vend të arrogancës. Mësimdhënësit e zyrtarët shtetëror janë njerëzit tanë. Familjet e tyre janë qytetarë tanë. Politika bëhet për ta. Shpërputhja e pushtetit me kërkesa qytetare - në këtë masë - nuk do të durojë gjatë.”, ka shkruar ai në Facebook.

Reagimi pati edhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", i pari i AAK-së kërkoi llogari nga Albin Kurti, ndërsa si kryetitull kishte vënë frazën: "Ndalu sa s'të kanë ndalë o Albin Kurti".

Përveç liderëve opozitarë edhe pjesëtarë të tjerë të popullit reaguan ndaj veprimeve të qeverisë.

Ndërkaq, në krejt këtë mjegull se a do të mbahet grevë apo jo, me fillim nga ora 10:00, organizohet ceremonia e përurimit të Abetares së përbashkët Kosovë-Shqipëri, me të cilën nga ky vit shkollor do të mësojnë të gjithë fëmijët shqiptarë kudo që jetojnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco