'Serbët e Kosovës po përdoren nga Beogradi për të nxitur trazira'

'Serbët e Kosovës po përdoren nga Beogradi për të nxitur trazira'

09:44, 24/08/2022

Duke folur për paralajmërimet e krerëve kosovarë për vendosje të reciprocitetit për targa me 1 shtator, eksperti amerikan dhe njohësi i procesit të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, David Phillips ka thënë se serbët duhet të përballen me realitetin dhe kjo duhet të ndodhë.

Ai ka thënë se trazirat në veri të vendit janë të nxituara nga Beogradi për të arritur qëllimet e tyre.

“Po sigurisht. Serbët duhet të përballen me realitetin dhe të përshtatin qasjen e tyre në përputhje me rrethanat. Serbët e Kosovës përdoren nga Beogradi për të nxitur trazira dhe në këtë mënyrë për të avancuar qëllimin e Serbisë për de legjitimimin e ‘projektit të Kosovës’, tha profesori Phillips.

Eksperti amerikan dhe njohësi i procesit të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë ka lavdëruar punën ekipore të individëve të kyçur në dialogun me Serbinë.

Ai ka thënë se delegacioni i Kosovës ka individë shumë të kualifikuar duke përmendur këtu edhe zv/kryeministrin Besnik Bislimi

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco