Punëtorët vazhdojnë të vdesin në vendin e punës, Qeveria veç po shikon

Punëtorët vazhdojnë të vdesin në vendin e punës, Qeveria veç po shikon

09:42, 24/08/2022

Po bëhen gati dy vite që Kosovë qeveriset nga një forcë e majtë politike. Që nga fundmarsi i vitit të kaluar, Lëvizja Vetëvendosje qeverisë krejt e vetme, ku fitores plebishitare të këtij subjekti i parapriu ligjërimi politik mbi barazinë shoqërore, grupeve të shtypura në shoqëri dhe të drejtave të punëtorëve.

Rëndom, diskursi i këtij subjekti, sa kishte qenë në opozitë ishte i koncentruar te shtresa e mesme u ulët, rrjedhimisht tek klasa punëtore, për të cilët kryeministri i tashëm, Albin Kurti premtonte kushte te dinjitetshme sapo t’i hapej rruga për në pushtet.

Megjithatë, hapat drejt përmirësimit të kushteve të punës, edhe nën menaxhimin qeverisës të VV-së duken krejt të pavërejtshme.

Shumëfishimi i inspektorëve ende vetëm premtim

Pesëfishimi i intespektorëve të punës ishte një premtim konkret e i zëshëm nga Kurti. Por, deri më tani numri i këtyre inspektorëve të punës nuk ka lëvizur, e rrjedhimisht as gjendja e punëtorëve, sidomos atyre të sektorit ndërtimtarisë, të cilët vazhdojnë ta gjejnë vdekjen në vendin e punës.

Të hënën e kësaj jave, Arbnor Berisha, një punëtor 28 vjeçar nga Malisheva gjeti vdekjen në vendin e punës në Prishtinë. Viktima ra nga kati gjashtë i një ndërtesë ne Lagjen e Spitalit në Prishtinë e ku u dërgua pa shenja jete në QKUK.

Kreu i Inspektoriatit të Kosovës, Hekuran Nikçi, tha se Inspektoriati është duke u marrur me këta rast dhe ka nga provat fillestare, punëtori i ndjerë ka qenë duke suvatuar në katin e gjashtë në një ndërtesë në rrugën “Holger Petersen” në Prishtinë.

“Me të marroë informatën, Divizioni i Koordinimit Rajonal - Prishtinë, ka ngarkuar me rastin inspektorin e punës Agron Llullunin. Nga provat fillestare në vendin e ngjarjes është konstatuar se punëtori i ndjerë ka qënë duke suvatuar në katin e gjashtë me shportën me materialin punues, shporta është shkëputur nga vinçi dhe si pasojë shporta e ka tërhequr brenda të ndjerin në ashensor (zbrastira e ashensorit ka qenë duke u përdorur për pranimin e materialit punues). Shporta është gjetur në katin përdhesë, kurse i aksidentuari dy kate më poshtë, në bodrum”, tha Nikçi Megjithatë, rasti i djeshëm është vetëm njëri nga viktimat pothuajse të përjavshmë të punëtorëve në Kosovë, me theks të veçantë në sektorin e ndërtimtarisë.

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, të cilin kur e kontaktoi gazeta Nacionale, tha se është duke shkuar në varrimin e të ndjerit ku shprehi indinjatë të thellë ndaj institucioneve, që sipas tij nuk po bëjnë asgjë në lidhje me punëtorët e sektorit privat.

“Punëtorët e sektorit privat në Kosovë, kur punojnë në vende të rrezikshme vetëm zoti i ruan, përndryshe institucionet tona nuk janë duke bërë bash asgjë”, thotë me mllef Azemi.

Sipas tij, kjo qeveria ka qenë më e zëshmja në premtime për përmisimin e kushteve në punë, mirëpo deri më tani thotë se nuk ka asnjë lëvizje më të voglën.

Kanë premtu shumë kjo qeveri, e deri më tash realisht nuk ka kurgjo. Përndryshe ne po themi që më mirë mos të kish ekzistu fare as inspektoriat e asnjë institucion, sepse sivjet kemi 16 raste të vdekjeve që nëse vazhdon kështu sigurisht që do të jetë viti ma tragjik për punëtorët e sektorit privat që nga paslufta”, thotë Azemi.

Vetëvendosje kishte premtuar edhe pesëfishim të inspektorëve të punës, ndonëse në program nuk përmendet decidivisht numri i inspektorëve.

‘‘Do të rrisim inspektorët e punës, do të avancojmë kapacitetet e Agjensisë së Punësimit, do të rrisim pagën minimale, do të njohim punën praktike si përvojë pune, do të ngrisim kapacitetet për shqyrtimin e ankesave nga punëtorët,” thuhet në programin e Qeverisë së Kosovës.

Deri më tani numri i inspektorëve të punës nuk ka lëvizur.

Kryeninspektori Nikçi, i cili që nga 1 qershori është në krye të Inspektoriatit, i ka thënë gazetës se IP-ja aktualisht ka 31 inspektorë në shtatë regjionet e Kosovës. Këta inspektorë, angazhohen të inspektojnë rreth 60 mijë biznese aktive në Kosovë.

Mirëpo, siç tregon Nikçi, në korrik të këtij viti, Inspektoriati ka shpallur konkurs për 27 pozita të reja për inspektorë të punës.

“Për më tepër, ju njoftoj se për vitin 2023 kemi planiifikuar dhe buxhetuar mjete financiare për 100 insektorë të rinj të punës. Ku konsoderoj që me 27 inspektorë të rinjë tani, dhe me 100 inspektorë shtesë të rinj në vitin 2023, mbikqyrja e zbatimit të Ligjit për Siguri dhe Shëndet në Punë dhe ligjeve tjera që bien në domenin e IP-së do të jetë më e mirë”, thotë Kryeinspektori.

Albin Kurti / Punësimi i një anëtari për familje, kryesindikalisti Azemi: Vendimi i Kurtit është qesharak

Mirëpo, për Kryetarin e Sindikatës, Jusuf Azemi, Kryeinspektori i ri nuk ka dhënë deri më tani asnjë sinjal pozitiv drejt hapave për përmisimin e kushteve të punës.

“Me sa duket edhe ka një mosmarrëveshje mes ministrisë dhe Këshillit të Pavarur Mbikqyrës, sepse njëra thotë që është legjitim (emrimi i Nikçit) tjetra thotë që është jo legjitim dhe me njëfarë forme, ne edhe kur dojmë të bashkëpunojmë me dikan nuk kemi me kanë, sepse inspektoriati i punës vetë i ka problemet e brenshme”, thotë Azemi.

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMShCK) kishte shpallur të kundërligjshëm Qeverisë vendimin për emërimin e Kryeinspektorit të Punës edhe konkursin për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të ATK-së.

Kryeinspektori Nikçi i ka thënë gazetës se është i njoftuar për një shkresë që Këshilli i Pavarur Mbikqyrës rreth emertimit të tij, mirëpo siç thotë ai ai do të ushtroj funksionin e tij deri në një njoftim për këtë rast nga Minsitria e Linjës.

Nikçi ka folur edhe për prioritetet e tij si kryeshef i këtij institucioni. Ai thotë se nga 1 qershori, datë kur e kishte marrë detyrën ka identifikuar shumë sfida dhe probleme që ka IP-ja, megjithatë, thotë se objektivat e tij janë që të rrisë numërin e punëtorëve në këtë insititucion.

Dialogu / Hill kritikë kryeministrit Kurti: Pala kosovare s’ishte e përgatitur për dialog

“Objekiv tjetër kryesor është zhvillimi dhe krijimi i platformës së inspektimeve elektroniike dhe CRM-it, softëare, këto që kanë munguar në IP”, sqaron Nikçi.

Megjithatë, kryesindikalisti Azemi nuk shprehet fare optimist se gjendja e sektorit privat do të ndrrojë së shpejti.

Sipas tij, Kosova ka gjendjen më të keqe në rajon sa i përket rasteve të vdekjeve në vendin e punës.

“Ne e dimë që punëtorët vdesin edhe në vendet tjera, por nëse e marrim shifrën se sa janë në vende të tjera e sa tek ne, fatkeqësisht raporti është katër me një”, spjegon Azemi, i cili thotë se ka raste kur sindikata që ai drejton mobilizohet edhe për të mbuluar shpenzimet e ceremonive të varrimit në rastet kur punëtorët vdesin në punë.

“Ne kemi kërku para 4-5 viteve që të kemi një fond që ta menaxhon vetë qeveria që në momentin kur të vdesin këta punëtorë që të ndihmohen financiarisht familjet se punëtorët dalin shëndoshë e mirë nga shtëpia dhe kthhen në arkivol”, përfundon Azemi.

Punësimet / 1 maji: Për punëtorët protestuan sindikalistë e aktivistë, punëtorët në pushim

Megjithatë, derisa institucionet nuk po vazhdojnë të angazhohen, Kosova shënon numër të lartë të numrit të vdekeve në vendin e punës. Rasti i djeshëm, sipas Sindikatës së Punëtorëve Privat, është rasti i 16 që përfudon me vdekje. Ndërkaq kurse vitin e kaluar (2021) ishin 14 raste.

Lëndime e vdekje kishte edhe në vitin 2020, të dhënat tregojnë se përgjatë atij viti ishin 11 vdekje dhe mbi 160 lëndime në vendin e punës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco