Tahiri 'godet' Borrellin: S’u tregua i drejtë, pala kosovare ishte pro zbatimit të marrëveshjes së 2011-ës për targat

Tahiri 'godet' Borrellin: S’u tregua i drejtë, pala kosovare ishte pro zbatimit të marrëveshjes së 2011-ës për targat

19:25, 18/08/2022

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se deklarata e Përfaqësuesit të Lartë të BE’së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, pas takimit Kurti-Vuçiq në Bruksel ishte e padrejtë. 

Sipas Tahirit, Borrelli duhet të kishte thënë se pala kosovare ishte pro zbatimit të marrëveshjes së vitit 2011 për targat derisa pala e Serbisë e kundërshtoi atë.

“Nga praktika për mbarëvajtjen e dialogut kërkohet nga ndërmjetësi të jetë i drejtë dhe i paanshëm”, shkroi ndër të tjera në Facebook.

Ndryshe, pas 5 orë bisedime në Bruksel, mes Kurtit dhe Vuçiqit nën ndërmjetësimin e BE-së, nikoqiri i takimit Josep Borrell, në konferencë për media tha se palët s’kanë arritur marrëveshje sa i përket çështjes së targave dhe dokumenteve.

Borrell tha se pret nga liderët e Kosovës dhe Serbisë që të vazhdojnë diskutimet para 1 shtatorit, kur edhe hyn në fuqi vendimi i qeverisë së Kosovës për reciprocitet me Serbinë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco