Qytetarët me kërkesë urgjente për Kurtin, 'bombardohet' me komente në postimin e tij të fundit

Qytetarët me kërkesë urgjente për Kurtin, 'bombardohet' me komente në postimin e tij të fundit

12:51, 10/08/2022

Ndryshimi i udhëzimit administrativ për shaminë, një premtim që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e kishte bërë gjatë fushatës, ka bërë që qytetarët të humbasin durimin duke i komentuar në postimin e tij të fundit ku i pari i ekzekutivit, njoftoi për ndryshimi e rregullores së re të Punës në Kuvendin e Kosovës.

Afro 10 mijë komente janë bërë nga qytetarët në këtë postim e shumica prej tyre janë me hashtag-un e fundit që po përdoret “ndryshojeni_ua_pershamine”, udhëzim ky që iu mundëson vajzave me shami vazhdimin e shkollimit

E në lidhje me lejimin e mbajtjes së shamisë në shkolla ditëve të fundit ka pasur reagime të shumta, si pozitive ashtu edhe negative, mirëpo qytetarët janë kujdesur që ti kujtojnë kryeministrit Kurti, se ndryshimi i këtij udhëzimi ishte premtim e tij elektoral, e madje pati të tillë që deklaruan se nëse shpejt nuk bëhet ndonjë ndryshim në këtë aspekt, i pari i vendit mund ta harrojë votën e tyre.ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco