Fotot me pullë të kuqe të gazetares ruse që u arrestua në Kosovë dhe bëmat e Daria Aslamova

Fotot me pullë të kuqe të gazetares ruse që u arrestua në Kosovë dhe bëmat e Daria Aslamova

13:38, 07/08/2022

Gazetarja ruse Daria Aslamova, e arrestuar nga Policia e Kosovës dhe e akuzuar për spiunazh, njihet për bëmat e saj.

Në shtator 2017, mediat rumune kanë shkruar se si atë e kthyen në aeroportin e Kishinaut, ku ia ndaluan hyrjen në territorin e Republikës së Moldavisë.

Si korrespondente e gazetarës ruse Komsomolskaya Pravda ajo donte të intervistonte Presidentin Igor Dodon.

Por, sipas njoftimit për shtyp të Policisë Kufitare të Moldavisë, gazetarja nuk e kishte treguar qëllimin e vizitës.

Për më tepër, sipas burimeve të cituara nga Komsomolskaya Pravda, Aslamova ishte paralajmëruar vazhdimisht nga përfaqësuesit e presidencës së Republikës së Moldavisë se ajo nuk do të lejohej të hynte në vend.

Gazetarja qe akuzuar vazhdimisht nga kolegët e saj nga shtetet e tjera për propagandë në favor të Moskës.

Ajo i kishte quajtur rumunët, komb të Sorosit dhe kishte deklaruar se ata donin të gëlltisin Moldavinë dhe territore nga Ukraina.

Ajo ndërmori sulme të ashpra kundër autoriteteve gjeorgjiane dhe akuzoi ushtrinë ukrainase për praktika staliniste.

Pas zgjedhjeve presidenciale në Francë, Aslamova u shpreh se Macron ishte një homoseksual psikopat dhe se francezët e kishin hak atë president.

Edhe autoritetet turke nuk e shohin me dashamirësi dhe e akuzojnë për spiunazh.

Daria Aslamova është një nga gazetaret më të famshme ruse, e njohur veçanërisht për zbulimin e marrëdhënieve të saj intime me disa politikanë, duke përfshirë edhe kryetarin e fundit të Sovjetit Suprem, Ruslan Hasbulatov.

Këto janë fotot me pullë të kuqe nga e kaluara e kësaj gazetarja që së fundmi shkeli në Kosovë./ar/sh/SYRI.NET

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco