Shpejtim Bulliqi dorëlirë me buxhetin e komunës, ia dha 2 mijë euro shoferit të tij si ndihmë financiare

Shpejtim Bulliqi dorëlirë me buxhetin e komunës, ia dha 2 mijë euro shoferit të tij si ndihmë financiare

11:05, 07/08/2022

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i cili vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ia ka ndarë shoferit të tij 2 mijë euro si ndihmë financiare.

Agron Fusha, me vendim është Zyrtar për Logjistikë – shofer i Kryetarit të Komunës së Podujevës, i emëruar nga vetë kryetari Shpejtim Bulliqi në këtë pozitë më 6 dhjetor 2021.

Demokracia.com e ka siguruar vendimin që Bulliqi e ka nënshkruar për dhënien e ndihmës financiare shoferit të tij, Agron Fusha, ku siç thuhet në këtë dokument zyrtar, 2 mijë euro i janë ndarë atij për shkak të gjendjes shëndetësore dhe pamundësisë për mbulimin e shpenzimeve mjekësore dhe trajtimit të mëtutjeshëm të tij.

Vendimi i kryetarit Shpejtim Bulliqi për dhënien e ndihmës financiare shoferit të tij

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco